Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, ka ironizuar aksionin e Ministrisë së Financave për kontrollin e bizneseve.
Me anë të një statusi, deputeti i Dibrës shprehet se njësoj si në vitin 2015, ky lloj aksioni nuk do të sjellë rezultat.
STATUSI I PLOTE
Ministria e financave na njoftoi për fillimin e një Aksioni, jo të ri në fakt, pasi një i tillë ndodhi dhe në vitin 2015, ku e vetmja gjë që kujtoj prej atyre ditëve është dridhja e duarve, me gërshërët në to, të berberit të lagjes, se mos i vinin tatimorët!!!
Asgjë e ndryshme nuk do të ndodhi, perveçse mbylljes së më shumë bizneseve e shērbimeve.
Sa i takon të ashtuquajturve Të Mëdhenj, dihet, vështirë se mund t’ju troksaësh në derë, sidomos pas zgjedhjeve të llojit 25 Qershor!
P. S
aksion
usht. Veprim luftarak për t’i dhënë armikut një goditje të shpejtë dhe të papritur. Aksion i guximshëm. Aksionet e çetave partizane (e gueriljeve). Vendi i aksionit. Bëj (kryej, përgatit) një aksion.



