Sot mbushet një vit nga vdekja e të riut Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës. Për përvjetorin e humbjes së tij ka reaguar dhe deputetja demokrate Mimoza Hajdarmataj. Në postimin e saj, deputetja e Tropojës shprehet se për Arditin të paktën drejtësia e Zotit nuk do të mungojë.
Hajdarmataj e cilëson vdekjen e 17-vjeçari një “vrasje të pastër të mafias në pushtet”.
STATUSI I PLOTË:
Çfarë ban afër makinës time mistrec… !?! Sepse veç te mirët kanë makina t’bukura zotni… Unë shes andrra zotni, …a e don nji andërr. Ato me lumtuni i kam lirë,…
….” Arditi i parritun”
Sot një vit, nga fundi tragjik i adoleshentit nga Tropoja Ardit Gjoklaj.
Vrasje e pastër e mafies në pushtet dhe e pushtetit vënë në funksion të saj.
Arditi një i ri shëmbullor në cdo vlerë, është precedenti më dramatik i thundrës së mjerimit, nën të cilën e ka zhytur kjo qeveri dhe rilindasit, Shqipërinë dhe shqiptarët.
1 vit mungesë drejtësie për një vrasje makabër…
…ëndrra të varrosura….jetë e ndërprerë në mes.
Vënien e drejtësisë dhe zbardhjen e kësaj vrasjeje e ka bllokuar shteti duke lënë të tronditur thellë shpirtrat e prindërve, të afërmve dhe miqve të Arditit.
Drejtësia e Zotit nuk do mungojë për Arditin e parritur.



