
Një sfond i bardhë mermeri, një lule diku dhe një muzikë e lehtë që hidhen në një gotë, kjo është pamje që ofrohet sa herë që postohet një video nga faqja @caffeinication, e kthyer në sensacion.
Profili u bë fillimisht shumë i ndjekur në TikTok, me pamjen e thjeshtë teksa bëhet një kafe, ndërsa në vëmendje janë të gjithë zhurmat qetësuese.
Realizuesi i videove eksperimenton me pije të ndryshme, baza e së cilës është kafeja.

Videot thuhet se të japin ndjesinë e një qetësie dhe një stimul paqeje.
Kështu që nëse doni pak minuta relaks dhe ndërkohë të mësoni një recetë tjetër për të bërë një kafe jo të zakonshme, kjo është një ide e mirë.



