
Shkrimtari Pandeli Koçi (Sazan Goliku) tha në studion e MCN Informacion se botohet mjaftueshëm edhe letërsi shqipe dhe e huaj për fëmijët por problemi qëndron tek çmimi i lartë i librave dhe mënyra si shpërndahet dhe në zonat e largëta.
Sipas Koçit fëmijët duhet të krijojnë një edukatë dhe të mësojnë që të lexojnë që në klasë të parë dhe se për këtë gjë rol të rëndësishëm luan familja dhe mësuesi.
Botohet mjaftueshëm edhe letërsi shqipe dhe e huaj. Problemi qëndron se kush e blen. Nëse ajo ka një çmim që unë si fshatar që jam, që punoj në arë nuk ia blej dot fëmijëve se janë çmimet të larta. Kostoja e librit varet nga lekët që i jep autorit, lekët që e prodhon, letra etj. Dhe mënyra si shpërndahet ky libër, për mua është pika kryesore. Libri vjen, por a mund të blihet? Në fshatrat më të largëta, a shkon libri për fëmijë?
Bibliotekat e rretheve i kanë këto libra? Po bibliotekave të shkollave i shkon libri?
Faktoi i parë është familja. Është pjesa e mësuese sa e ushqejnë leximin tek fëmijët. Dhe për të konkurruar teknologjinë e re që janë shumë joshëse në krahasim me leximin që duhet të fitojë një edukatë të tillë që të lexojë që i vogël, që në klasë të parë që të lexojë librat që të bëhet i dashur për ta.



