Marrëveshja e Prespës, Ivanov: Historinë e Maqedonisë do ta shkruajë Greqia

Marrëveshja e Prespës, Ivanov: Historinë e Maqedonisë do ta shkruajë Greqia

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov në Konferencën shkencore në Ohër kushtuar 1000 vjetorit pas shtetit të Mbretit Samoil u fokusua në Marrëveshjen e Prespës.

Sipas tij, me këtë Marrëveshje do të vijë deri te shkrimi i së ashtuquajturës histori e re politikisht korrekte, në të cilën do të vendosen gjëra të shkruara sipas vullnetit të Greqisë dhe e cila do t’u mësohet fëmijëve nëpër shkolla dhe studentëve nëpër fakultete.

"Me marrëveshjen e Prespës, veprimtarinë tuaj akademike dhe arsimore do ta mbikëqyrin politikanë, diplomatë dhe burokratë të cilët seriozisht do t’i censurojnë librat që ju i shkruani apo prej të cilave ju ligjëroni", deklaroi Ivanovi.

Para pjesëmarrësve në Konferencë, presidenti maqedonas tha se autorët e tekstit të Marrëveshjes së Prespës kanë treguar mosnjohje të historisë së Ballkanit.

"Por, ata shkojnë një hap më larg dhe mohojnë shumë vlera universale. Para së gjithash e mohojnë të drejtën për vetëvendosje që do të thotë se vetëm kombi ka të drejtë të vendosë për fatin e vet dhe se askush nuk është i autorizuar me dhunë të intervenojë në jetën e tij", tha Ivanovi.

Siç parashikon Marrëveshja e Prespës, tashmë u formua Komiteti i përbashkët i ekspertëve të historisë, arkeologjisë dhe çështjeve arsimore mes Maqedonisë dhe Greqisë. Komiteti edhe pse duhet ta shqyrtojë interpretimin shkencor të ngjarjeve historike, megjithatë kjo do duhet të realizohet nën mbikëqyrjen e ministrive të punëve të jashtme të të dyja vendeve./Alsat

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy