Analisti Blerim Gashi tha përmes një lidhje “Skype’ me studion e lajmeve të MCN Tv se vizita e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në SHBA është e mirëseardhur në këtë moment të gjeopolitikës duke pasur parasysh luftën në Ukrainë. Në shpjegimin e tij, analisti shtoi se kjo vizitë i paraprin marrëveshjeve që priten të merren.
Para se gjitha kjo vizitë është si produkt e vizitave paraprake që ka pasur Kurti dhe Osmani, kjo vizitë është domethënëse se është parapritëse e marrëveshjeve të ardhshme që priten të merren. Një vizitë e tillë e rangut të lartë është jo vetëm e mirëseardhur në këtë moment të gjeopolitikës po është periodik i një koordinimi më të ngushtë mes Osmanit dhe Kurti përsa i përket kontributi tqë SHBA dhe Blinken mund të japin për shtytjen e dialogut.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Gashi tha se për herë të parë në Kosovë ka një ardhje masive fondesh në sajë të programit të MCC ku 280 milionë dollarët do të përmirësojnë gjendjen e sektorit energjetik në Kosovë. Analisti tha më tej se Kurti nuk është në “No fly list” ashtu siç deklarojnë disa zëra, sepse po të ishte kështu ai nuk do të pritej nga Blinken e aq më pak nuk do të merrte financime të larta.
Kjo arritje e kësaj marrëveshje i ka hapur rrugë dhe programit të MCC, për herë të parë kemi ardhje masive të fondeve mbi 280 milionë dollarë që do të ndryshojnë gjendjet e sektorit të energjisë. Kjo është meritë e qeverisë pa korrupsion dhe pa krim. Nuk do të vinte kjo marrëveshje.
Vizita e Kurtit nëse do ishte në “No fly list” nuk do pritej nga Blinken. Kurti nuk i përket asaj kategorie, po shkon të nënshkruajë një marrëveshje për një përkrahje të madhe.
Një person në listë të zezë nuk e përkrahin financiarisht nuk e presin personat nga DASH. Tendenca për ta ndërtuar një gogol, një të vërtetë të paqenë që Kurti nuk është aleat i SHBA është e kamotshme.
Gashi tha në fund se pret një dinamizëm në punët legjislative.



