Shpresa të reja në luftën kundër Alzhaimerit vijnë nga rezultatet e një testi klinik që përfshin një ilaç të ri, molekulën eksperimentale lecanemab. I administruar në fazat e hershme të sëmundjes në pothuajse 2000 pacientë, lecanemab ishte në gjendje të reduktonte përparimin e sëmundjes me 27%.
Rezultatet e studimit të fazës III të Clarity AD u njoftuan nga kompanitë farmaceutike Eisai dhe Biogen në një deklaratë, në të cilën ata theksuan se planifikojnë t'i dorëzojnë dosjet për miratim të ilaçit në Agjencinë Evropiane të Barnave deri në Mars 2023.
Lecanemab është një antitrup monoklonal që do të jetë në gjendje të njohë dhe eliminojë agregatet beta-amiloide, përbërësi kryesor i pllakave karakteristike të Alzhaimerit.



