
Ahmed Al Mismari, zëdhënës i ushtrisë autonome të Libisë që kryesohet nga Gjeneral Khalifa Haftar, njoftoi në një konferencë për shtyp se është marrë vendimi për ndalimin e fluturimit "përreth zonës së operacioneve ushtarake brenda dhe rreth Tripolit", duke e motivuar këtë vendim me përparimin e forcave të Haftarit drejt kryeqytetit. Dispozita rendit 7 fusha, të specifikuara me koordinatat relative GPS dhe lë jashtë aeroportin e Mitigës shprehimisht: "pasi është i nevojshëm për njerëzit " për të shmangur aksidentet, sipas Al Mismari. Forcat e armatosura të Lindjes paralajmërojnë autoritetin e aviacionit civil libian, linjat ajrore libiane dhe të gjitha pjesët që përdorin hapësirën ajrore të Libisë për të respektuar ndalimin e fluturimit mbi këto zona, të përcaktuara si operacione ushtarake, përveç rasteve kur ka koordinim paraprak me Komandën. Tripoli ka dhënë përgjigje të menjëhershme ku përmes një deklarate të Ministrisë së Brendshme ka hedhur poshtë vendimin e qeverisë që nuk njihet nga bashkësia ndërkombëtare. /Ansa/



