Conte: Italia është vendi me numrin më të lartë të vaksinave në BE

Conte: Italia është vendi me numrin më të lartë të vaksinave në BE

Kryeministri i Italisë Guiseppe Conte ka deklaruar se Italia është vendi i parë në BE për numrin e të vaksinuarëve nga COVID. Në një konferencë për mediat Conte bëri me dije se deri më tani Italia ka mundur të arrijë shifrën e 1 milionë të vaksinuarëve.

Procesi i vaksinimit ka nisur më 27 dhjetor dhe fakti që për këtë kohë janë bërë 1 milion vaksina, për Conten është inkurajuese. Në reagimin e tij ai shton se Italia duhet të vazhdojë me këtë ritëm që të qëndrojë e para.

"Një milion italianë bënë vaksinën anti covid19. Një falënderim i përzemërt për qytetarët dhe Shërbimin tonë Shëndetësor Kombëtar për përgjigjen e jashtëzakonshme. Italia është e para në BE për numrin e njerëzve të vaksinuar. Një fakt inkurajues. Le të vazhdojmë kështu, duke e mbajtur gjithnjë vendin e pare", shkruante Conte në mediat sociale.

Pavarësisht hapave të shpejtë drejt vaksinimit, Italia do të ketë rregulla të forta ndaj COVID deri me datë 5 mars.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy