Shumë çifteve mund t’u ndodhë të përballen me kriza gjatë martesës, por një çift japonez ka thyer çdo rekord me inatin që i mbajnë njëri-tjetirt. Otou Katayama nuk flet me të shoqen prej 20 vitesh, pavarësisht se jetojnë në të njëjtën shtëpi në qytetin Nara, në jug të Japonisë.
Gjithçka ka nisur 20 vjet më parë, kur burri filloi të ndihej i lënë pasdore nga e shoqja, e cila u ksuhtonte shumë kohë fëmijëve. Historia e çiftit është bërë publike nga fëmijët e tyre, të cilët i janë drejtuar një emisioni televiziv për të ndërhyrë për pajtimin e babait me nënën.
Autorët e programit kanë programuar një takim të tyre në vendin ku ishin takuar për herë të parë. Gjithçka është bërë pa dijeninë e burrit dhe gruas që e kanë gjetur veten përballë njëri-tjetrit në një situatë të tillë. Burri është dorëzuar dhe ka pranuar se gjithë vitet e inidferencës së tij ndaj gruas e kanë origjinën te xhelozia për kujdesin që ajo u kushtonte fëmijëve.



