Rithemelimi mbledh sot Këshillin Kombëtar të PD

Rithemelimi mbledh sot Këshillin Kombëtar të PD

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e sotme. Ishte Komisioni i Rithemelimit që njoftoi një ditë më parë përmes Edi Palokës mbledhjen e këtij organi.

Këshilli i ri Kombëtar u zgjodh në Kuvendin e 30 prillit, i organizuar nga “Rithemelimi” dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Paloka bëri të ditur se Këshilli Kombëtar do të mblidhet në orën 18.00 dhe gjatë kësaj mbledhjeje do të zgjidhet edhe kryetari i këtij organi të PD-së.

Po ashtu ai tha se do të mbajnë edhe një qëndrim për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Edi Paloka tha se Këshilli Kombëtar është i vetmi organ që mund përcaktojë qëndrimin e unifikuar të Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit.

Nga ana tjetër, Alibeaj tha se nuk do të ketë mbledhje të Këshillit dhe e cilësoi si institucion paralel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy