LAJMI I FUNDIT/ Vrasja e Cukut, Prokurori: Nuk dihet se kush është ideatori, por pistoletën e ka shkrepur Shallari

LAJMI I FUNDIT/ Vrasja e Cukut, Prokurori: Nuk dihet se kush është ideatori, por pistoletën e ka shkrepur Shallari

Prokurori i Krimeve të Rënda, Henrik Ligori tha në një konferencë për shtyp së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako se janë mbledhur prova të mjaftueshme që fajësojnë Mikel Shallarin si vrasës të komisar Artan Cukut.

Ai u shpreh ende nuk dihet se kush është ideatori, por është e sigurt se pistoletën e ka shkrepur Shallari.

“Ideatorin ende nuk e dimë. Mund të të jetë Mikel Shallari, mund të jetë dikush tjetër.

Unë kam pasur dy komunikime me të. Ai vazhdon të mohojë përfshirjen e tij në krim. i janë treguar të gjitha provat që e ngarkojnë atë me përgjegjësi. Ai është njohur me to. i janë ofruar të gjitha lehtësitë që parashikon ligji në rastet e bashkëpunimit me drejtësinë. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me të”, tha prokurori i Krimeve të Rënda.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy