Një shqiptar është bërë viktimë e një sulmi me thikë nga persona ende të paidentifikuar në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në km 21 të autostradës Lakkias - Polygyros, në periferi të Selanikut.
Sipas mediave greke, shqiptari po qëndronte në një karrocë të braktisur. Kur është kthyer në të rreth orës 5:00 të mëngjesit, dy njerëz e kanë sulmuar me thikë duke e plagosur.
Ai është dërguar në spital, ndërsa policia po heton nëse ngjarja është grabitje apo thjesht larje hesapesh.



