Rama kundër gjyqtarëve/ Zogaj: I frustruar sepse gjyqësori fitoi pavarësi nga pushteti ekzekutiv

Rama kundër gjyqtarëve/ Zogaj: I frustruar sepse gjyqësori fitoi pavarësi nga pushteti ekzekutiv

Analisti Preç Zogaj, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj shoqatave të gjyqtarëve, të cilat kanë kërkuar rritje pagash, u shpreh se reagimet e kreut të qeverisë pasqyrojnë një frustrim të thellë ndaj sistemit të drejtësisë.

Sipas Zogajt, ky frustrim nuk është i ri, por ka nisur prej kohësh, në momentin kur gjyqësori filloi të dëshmonte pavarësi reale ndaj pushtetit ekzekutiv.

Rama është i frustruar në tërësi. Është pjesë e një frustrimi të përgjithshëm ndaj drejtësisë, e cila në disa plane ka filluar të tregojë pavarësi nga pushteti ekzekutiv. 

I ka dalë nga duart për ato pjesë që ai mendonte se mund t’i kontrollonte. 

Edhe retorika e kryeministrit për një krizë të përgjithshme të drejtësisë është arbitrare, pasi ajo përzien problematika reale me elementë që nuk kanë lidhje direkte mes tyre.

Kjo retorikë bën bashkë barin e njomur me të thatin dhe tani po tentojnë t’u vënë flakën të dyjave. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy