
Ngjarja e cila tronditi vendin në vigjilje të Vitit të Ri, ku Përparim Ademi ekzekutoi me kallashnikov dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metanu, ka vënë në lëvizje edhe autoritetet greke. Ky hetim nga prokuroria e Selanikut është hapur pas deklaratave që janë bërë nga familjarë të viktimave për shitjen e 10 fëmijëve të dy viktimave nga ana e 59-vjeçari Ademi.
Siç shkruajnë mediat greke, hetimi paraprak u urdhërua nga Prokuroria e Selanikut pas deklarimeve të të afërmve të motrave Metani. Kreu i Prokurorisë së Selanikut, Panagiotis Panagiotopulos, urdhëroi një prokuror për të kryer një hetim në mënyrë që të qartësohen pretendimet specifike të birësimit të paligjshëm dhe nëse ka përfshirje të një grupi të organizuar.
Nga deklaratat publike është folur për më shumë se dhjetë fëmijë që kanë lindur në maternitetet greke dhe janë shitur për një tarifë me ndihmën e një avokati që nuk është gjallë.



