Efektivët e reparteve speciale RENEA dhe FNSH prej disa muajsh nuk po marrin dietat për shërbimet që kanë kryer.
Kreu i Sindikatës së policisë, Sadedin Fishta tha se shteti nuk po realizon detyrimin që ka ndaj forcave të policisë për t’u dhënë dietat si dhe për t’i pajisur me uniforma sipas ligjit.



