Ligji për lirinë e besimit vijon të shkaktojë kontradikta në Malin e Zi. Në shumë qytete të vendit janë zhvilluar protesta gjatë 24 orëve të fundit. Mediat serbe flasin për rreth 200 mijë njerëz, të cilët kanë dalë në rrugët e vendit për të kundërshtuar këtë ligj.
Në një prononcim për TvT, gazetari dhe analisti Ali Salaj, thotë se protesta të tilla ka çdo mbrëmje dhe ato pritet të vijojnë me intensitet të shtuar.
Ndërkohë, “Dan” publikoi sot përgjigjen e metropolitit Amfilohije për letrën e kryeministrit Duško Marković. Ky i fundit, në një letër të datës 28 janar i kërkonte patriarkutAmfilohije nisjen e dialogut për ligjin e lirisë së besimit. Amfolohije thotë se Metroplitanati i Malit të Zi dhe Littoral janë të gatshëm të takohen me kryeministrin Marković.
“Ju pretendoni se miratimi i Ligjit për Lirinë e Fesë nuk do të shkaktojë përçarje midis popullit ortodoks në Mal të Zi, dhe kjo është në kundërshtim me realitetin. Duke filluar nga 27 dhjetori 2019 e deri më sot, një numër i madh qytetarësh, dhe jo vetëm qytetarë ortodoksë, kanë kundërshtuar frymën dhe notat e Ligjit të ri në mënyrë të durueshme, paqësore dhe me dinjitet. Mund të dëshmojmë qartë se ligji thelloi të vjetrat dhe krijoi ndarje të reja midis vëllezërve dhe fqinjëve”, thuhet në letër.
Ndërkohë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka refuzuar një kërkesë të Zyrës Ligjore Radić nga Beogradi, e cila kërkonte ndalimin e zbatimit të ligjit për liritë fetare në Mal të Zi derisa Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin për kushtetutshmërinë e ligjit ose deri në përfundimin e një marrëveshjeje midis Kishës Ortodokse Serbe dhe Shtetit të Malit të Zi.
Ata gjithashtu kujtuan se Mali i Zi ka fituar një çështje para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në vitin 2020, pas një padie të paraqitur nga SPC, e cila kërkonte kthimin e pronave të kishave në Mal të Zi.



