Qeveria gjermane do t'i sigurojë Ukrainës raketa të tjera Patriot për të forcuar aftësitë e saj mbrojtëse në luftën kundër Rusisë.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Berlinit.
“Për shkak të rritjes së sulmeve ajrore ruse kundër Ukrainës, qeveria gjermane ka vendosur të forcojë më tej mbrojtjen ajrore të Ukrainës”, thuhet në një deklaratë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar menjëherë kancelarin gjerman, Olaf Scholz, me të cilin ka biseduar në telefon.
"Kjo është një shfaqje e vërtetë e mbështetjes për Ukrainën në një moment kritik", tha Zelensky, duke u bërë thirrje të gjithë liderëve të vendeve të tjera partnere të bëjnë të njëjtën gjë.



