“Tirana s’ka kohezion estetik”, Gemi: Emigracioni i shqiptarëve, hemorragji që mund të çojë në vdekje klinike!

“Tirana s’ka kohezion estetik”, Gemi: Emigracioni i shqiptarëve, hemorragji që mund të çojë në vdekje klinike!

Ekspertja e OECD për Migracionin Eda Gemi, duke folur në emisionin “Arnautistan” për kryeqytetin tha se Tirana nuk ka një kohezion estetik dhe identitet të vetin si qytet.

Gemi tha se është normale që qytetet të evoluojnë, por zhvillimi urban s’duhet përkthyer në kaos urban.

Nga ana tjetër ajo vuri në pah se Tirana ka edhe një pjesë ekzotike dhe tërheqëse për turistët, duke veçuar muzetë që evokojnë kohën e komunizmit.

Tirana është bërë metropol pa një identitet të vetin. Është një mozaik ku pjesëzat nuk krijojnë një identitet të caktuar. Nuk është problemi që s’duhet të zhvillohet. Qytetet evoluojnë siç evoluon njerëzimi. Ka të huaj që e pëlqejnë sepse Tirana është ekzotike, ka gjallëri, ka rini. Por e parë nga pikëpamja estetike, nuk do të thotë që zhvillimi urban të përkthehet në kaos urban. Ky zhvillim nëse ka një qasje estetike, krijon një unitet dhe kod estetik, që e ndaj edhe unë edhe ti. Ajo që na lidh ne, nuk është nëse unë jam më e vjetër apo ti më ri në qytet, por që qyteti ka vend për të gjithë ne. Nuk ka një kohezion estetik që të shprehi të gjithë banorët e Tiranës. Nuk është çështja nëse ka qenë e bukur, apo e shëmtuar. Tirana është vendi ku kam lindur, jam identifikuar me këtë hapësirë gjeografike. Kjo është memoria e fëmijërisë sime. Me çfarë hapësirë identifikohemi?! Për mua ka qenë Rruga e Kavajës dhe Liceu Artistik.

Tirana ofron shumë. Ajo që është pothuajse ekzotike janë këto muzetë, apo hapësirat muzeore të reja, Shtëpia e Gjetheve, Bunkarti, që një i huaj nuk i sheh kudo. E dyta është natyra. Kemi një mungesë kulture për ta respektuar hapësirën publike. Pas viteve 90’ kam vënë re një lloj armiqësie ndaj çdo gjëje që është publike. Më bën përshtypje si e dhunojmë trotuarin, si i hedhim plehrat kudo. E bëjmë me një kënaqësi të ushtrimit të një pushteti, të asaj çfarë nuk është e jona. Është interesante se si i hedhin cigaret nga lart”.

Lidhur me emigracionin masiv të shqiptarëve, Gemi tha se ky fenomen është një hemorragji që mund të çojë në vdekje klinike.

Emigracioni është si puna e detit, kështu është ngjizur popullsia njerëzore. Në rastin e Shqipërisë është një hemorragji që mund të çojë në vdekje klinike, nga pikëpamja demografike por jo vetëm, demografia përkthehet në ekonomi dhe bashkekzistencë të gjeneratave. Ajo që është më shqetësuese tani nuk është më largimi, por fakti që ajo i shtyn kryesisht të rinjtë të largohen nga Shqipëria është mungesa e shpresës, e besimit. Kemi një hemorragji truri që sa vjen edhe bëhet akoma më e perceptueshme, më e ndjeshme. Ka një ulje drastike të numrit të studentëve, sepse prindërit preferojnë t’i çojnë jashtë sapo mbushin 18 vjeç”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy