Shëndeti i zorrëve/ Ndoni: Drithërat duhen hequr urgjentisht nga dieta ushqimore, shkaktojnë sëmundje autoimune

Shëndeti i zorrëve/ Ndoni: Drithërat duhen hequr urgjentisht nga dieta ushqimore, shkaktojnë sëmundje autoimune

Mëngjesin e sotëm, në emisionin “Zgjohu me MCN”, ishte i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë këshilluesi i mjekësisë holistike, Nikola Ndoni, i cili foli për rolin jetik të shëndetit të zorrëve dhe ndikimin e ushqimit në organizmin e njeriut.

Sipas Ndonit, shumë nga problemet shëndetësore që përjetojnë njerëzit sot lidhen drejtpërdrejt me ushqimet që konsumohen dhe dëmtimin e florës bakteriale të zorrëve. 

Ndoni u ndal veçanërisht te drithërat, të cilat i cilësoi si “armikun numër një” të shëndetit të zorrëve. 

Zorrët janë baza e shëndetit të trupit dhe të mendjes.

Por konsumimi i drithërave pengon përthithjen e mineraleve thelbësore si hekuri, zinku dhe magnezi, si dhe nxit procese inflamatore në organizëm, që mund të çojnë në sëmundje autoimune.

Si ta kuptojmë që zorra ka probleme? Disa nga simptomat e para tregojnë probleme me zorrët që janë: mungesë rehatie dhe lodhje e vazhdueshme, çrregullime mendore dhe vështirësi për t’u përqendruar, rritje e sheqerit në gjak, çrregullime metabolike. 

Të gjitha këto probleme fillojnë dhe përfundojnë te zorrët. Ne kemi krijuar një ‘mostër’ në zorrë që po na dëmton përditë, për shkak të mënyrës së ushqyerjes dhe dëmtimit të barrierës mbrojtëse të zorrëve. 

Ai shtoi se problemi kryesor nuk është vetëm diagnostikimi i sëmundjeve, por shkaku i tyre, i cili, sipas tij, qëndron te ushqimet e dëmshme për zorrët.

Ushqimi numër një që shkatërron zorrët është drithi. Nëse nuk e heqim nga dieta, nuk mund të kemi kurrë shëndet të mirë, as të zorrëve, as të trupit dhe as të trurit.

Drithrat përmbajnë proteina inflamatore, përfshirë glutenin, të cilat dëmtojnë lidhjet e zorrëve dhe ndikojnë edhe në tru, duke kaluar barrierën mbrojtëse dhe duke shtuar ndjesinë e urisë.

Në këtë kategori futet buka e bardhë, gruri dhe çdo lloj drithi, pasi fitatet që ato përmbajnë pengojnë përthithjen e mineraleve të rëndësishme. 

Drithërat lidhen me sëmundje autoimune, si hipertensioni, kolesteroli i lartë dhe disa forma të demencës.

Buka e bardhë rrit indeksin e glicemisë, ndërsa edhe buka e zezë, përmban elementë të dëmshëm për shkak të përbërjes së drithit.

Këshilluesi i mjekësisë holistike u ndal edhe te fruktoza, të cilën e cilësoi si një tjetër “armik” për organizmin, ndërsa u shpreh kundër konsumimit të kefirit, duke thënë se nuk e rekomandon atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy