
Numri i rasteve të reja me Covid-19 është rritur më shumë se dy herë në krahasime ditën e djeshme. Sipas Ministrisë së shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë konstatuar 800 raste të reja nga 5018 testime të kryera.
Gjatë kësaj kohe kandë ndërruar jetë dy pacientë Covid dhe janë shëruar 157 të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,608 që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja e rasteve të reja
160 raste në Tiranë, 134 në Shkodër, 53 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Lezhë, 38 në Fier, 36 në Berat, 33 në Kamëz, 30 në Sarandë, 29 në Kavajë, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 18 në Vau i Dejës, 14 në Malësi e Madhe, 13 në Gramsh, nga 9 raste në Kukës, Krujë, Gjirokastër, 8 në Kurbin, nga 6 raste në Korçë, Pogradec, nga 5 raste ne Peqin, Mat, nga 4 raste në Mallakastër, Libohovë, Tepelenë, nga 3 raste në Kuçovë, Përmet, Himarë, Divjakë, Roskovec, Has, nga 2 raste në Mirditë, Vorë, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Dimal, Librazhd, Prrenjas, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Maliq, Patos, Dibër, Rrogozhinë.
Aktualisht janë 6433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 90 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë: një qytetar 62 vjeç nga Lezha dhe një qytetar 72 vjeç nga Saranda. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Raste të reja ditore 800
Të shëruar në 24 orë 157
Të shtruar në spitale 90
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 5018
Testime totale 1,005,541
Raste pozitive 140,521
Raste të shëruara 131,608
Raste Aktive 6433
Humbje jete 2,480



