Kreshma e ortodoksëve, Çako: Nuk është dietë, besimtarët bëjnë balancën e ushqimeve. Ngrenë shpirtin e tyre

Kreshma e ortodoksëve, Çako: Nuk është dietë, besimtarët bëjnë balancën e ushqimeve. Ngrenë shpirtin e tyre

Kreshma e Madhe është periudha e  përgatitjes për Pashkët në kalendarin ortodoks. Ajo nisi të hënën, më 3 mars, dhe zgjat për 40 ditë, duke përfunduar të premten, më 11 prill.

Teologu Miron Çako tha në studion e MCN Informacion se me kreshëm besimtarët ngrenë shpirtin e tyre.

Sipas Çakos, ndonjëherë kreshma degjeneron në dietë.

Edhe sot një shoqëri konsumi shpik forma të ndryshme të lakmisë për të ngrenë. Jetojmë në një shoqëri kur ka probleme shëndetësore që vijnë nga mospërdoirmi i ushqimeve me bazë bimore dhe shpërdorimi i atyre me bazë shtazore. E kemi humbur balancën dhe prandaj ligji kreshmor është balancim që i bëjmë ushqimeve që në vetvete janë të mira. Po njeriu ka nevojë për balancim. Çdo javë mbajmë kreshmë, të mërkurën dhe të premten.

Ndonjëherë kreshma degjeneron në dietë. Kreshma nuk është dietë. Është ushtrim, është mjet, do e përdorësh këtë mjet për të rritur nivelin shpirtëror tëndin.

Me kreshëm ngremë shpirtin, nuk jemi qenie që vetëm duhet të hamë që të jetojmë, por jemi qenie mendore që ushqehemi me shpirtin e Zotit dhe përdorim ushqimin për të mbajtur trupin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy