Projektligji për 'Urdhrin e Inxhinierëve', Lako: I dobët dhe i pakonsultuar. Dhunë ndaj profesionistit të lirë

Projektligji për 'Urdhrin e Inxhinierëve', Lako: I dobët dhe i pakonsultuar. Dhunë ndaj profesionistit të lirë

Inxhinieri Arian Lako deklaroi në studion e emisionit ‘MCN Economy” se projektligji për Urdhrin e Inxhinierit është një dokumet i shkruar dobët dhe i pakonsultuar me publikun e gjerë dhe profesionistët.

Duke vijuar më tej me logjikën e saj, Lako tha se projektligji ka mangësi, i bën inxhinierët të varur nga një organizatë, i detyron të bëjnë një provim çdo 4-5 vjet dhe të paguajnë një kuotë vjetore jo të pakët.

Kjo ka marrë formën dhe ngutjen për të kapur një sektor që mund të bëhen lekë, të paktën kështu është në dukje. Po ta lexosh dokumentin nuk e di si vazhdon të qëndrojë në zyrën e Parlamentit, është shkruar në mënyrë të dobët. Është paraqitur atje pa ndonjë koment. Të bësh ligj duhet të kesh konsultë të gjerë me publikun, nuk bëhet kur është në parlament. Unë jam tek fakulteti i inxhinierisë, na është paraqitur ky material, kemi bërë një takim me profesorë pedagogë, janë dhënë komente nuk janë bërë ndryshime, nuk është reflektuar.

Ka mangësi nga ana ligjore, është shkruar dhedobët në letër, është përkthyer keq si me Google translate. Do të jemi të varur. Në pavarësinë tonë, do të kemi një varësi nga një organizatë. Një herë në 4-5 vjet për të marrë pikët e licencës duhet të japim provim, duhet të paguajmë një kuotë vjetore. Edhe në Urdhër shkruhet se provimin do e bëjmë Urdhri, askund nuk i bën Urdhri po Universiteti. Është i palidhur dokumenti.

Aty inxhinieri ka 4-5 të drejta dhe 10-15 detyrime, është një dhunë ndaj profesionistit të lirë. Po të mos jesh anëtar i urdhrit nuk ke të drejtë të mos ushtrosh profesionin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy