
Një aksident i rëndë ka nodhur këtë pasditë në vendin e njohur si “vajkan” në Lushnje, ku një makinë e tipit fuoristradë ka goditur fuqimisht një autobus me pasagjerë.
Makina e tipit “BMW” është përplasur me një autobus dhe ka përfunduar jashtë rruge nga forca goditësi.
"Në datën 06.06.2018, rreth orës 18:00, në vendin e quajtur "Vajkan", mjeti tip "Fuoristradë" me drejtues shtetasin B.B, 35 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me mjetin autobus, me drejtues shtetasin A.N, 36 vjeç, banues në Shkodër" informon policia.
Fatmirësisht drejtuesi i fuoristradës ka shpëtuar nga aksidenti ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar.




