
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka thotë se me një Kryeministër si Edi Rama i cili dështimet i paraqet si suksese tregon që jo vetëm është armik i opozitës por edhe i gjithë shqiptarëve.
Në një intervistë për MCN Tv, Paloka deklaroi se Rama është njeriu që opozitën e ka shprehur më se një herë që dëshiron ta shikojë të eleminuar.
Nuk është çudi që nuk e ka ftuar në Bruksel, absurdi është që del e flet në emër të integrimit, ndërkohë që është ky që është një autokrat që gjithë shtetin e kontrollon ky, përfshirë dhe drejtësinë.
Hapja e negociatave që pritet prej më se 10 vitesh, është hap pozitiv, i vetmi që nuk është i kënaqur për këtë hap është Edi Rama se do të duhet të jetë nën kontroll.
Dëshira e tij është e tillë që opozita të shuhet dhe të mos ekzistojë, për fatin e tij të keq sot ka përballë opozitën reale, është si puna e gomarit që ndërkohë që po e hante ujku, thotë bëj Zot të jetë ëndërr.
Ai kërkon opozitë të kontrolluar prej tij dhe falso, ndërkohë që e ka përballë sot dhe do e ketë dhe në ditët në vijim. Realiteti është një dhe e njohin gjithë shqiptarët, demokratët po e po se i kanë dhënë rrugë PD.
Demokratët e kanë treguar qartë se kë shohin si kryetar. Pjesa tjetër janë thjesht personazhe që nuk e di se për çfarë interesash po bëjnë kamikazin politik dhe lojën e Ramës se nuk ka asnjë arsye tjetër të vazhdohet me këtë maskaradë.
Të vazhdosh të bësh lojën që e nisi Basha në 9 shtator dhe po e vazhdon Alibeaj, është e qartë që vetëm për interesa të PD nuk bëhet.
I pyetur me takimin që patën mbrëmjen e së martës grupi i deputetëve që njihen si mbështetës të Enkelejd Alibeaj, i thirrur nga deputetët Lefter Gështenja dhe Flamur Hoxha, me argumentin ribashkimin e partisë dhe nëse do të shkohet drejt një bashkedrejtimi, Paloka tha se të hysh në këto histori dhe të diskutosh se kush do e drejtojë PD duket si aventurë donkishoteske.
Sipas tij, ata deputetë nuk duhet të pyesin njeri tjetrin, duke shtuar kanë interesat e tyre.
Por kjo është rruga më e gabuar kjo, të pyesin ata që i kanë zgjedhur se çfarë iu leverdis, kjo do ishte gjëja më normale. Në shtator grupi parlamentar i PD do jetë i unifikuar, përveç dy tre kokrrave.
Duket qartazi që shkojnë në shërbim të Ramës, për veç dy tre kokrrave, të gjithë deputetët, ata që kanë një fibër politike dhe e kuptojnë dhe shohin se ku duhet të shkojë opozita do të bashkohen.
Nuk kam qenë në atë takim, nuk kam qenë i ftuar, nuk ka asgjë të keqe të pinë kafe, madje dhe të diskutojnë, duhet të gjejnë rrugën e tyre, ajo pjesë që ende nuk e ka gjetur, rruga është një e ka ë zgjedhur demokratët, votuesit që i kanë sjellë në parlament.
Pasojat do jenë për gjithësecilin proporcionale. Çdo deputet e e di se kush e ka sjellë në parlament, ka një fibër politike, gjithsecili nga ata, shumica e tyre janë kaq politikan sa dinë të bëjnë zgjedhje personale, shumica e grupit do jetë bashkë për të vazhduar rrugëtimin e vetëm rrëzimin e qeverisë.
Kemi humbur një vit, për shkak të lojës që Rama zhvilloi duke përdorur fillimisht kryetarin e PD dhe më pas mëkëmbësin e PD, ishte njëfarë humbje kohe, por edhe një lloj fitoreje se PD doli nga këneta ku ishte zhytur dhe u kthye në rolin e saj.
Dolëm në një pozicion ku duhet të ishim prej kohësh si opozitë. Vazhdimësia në shtator, përveç protestave që do të jenë boshti i aktivitetit të PD dhe fronti për shpëtimin e Shqipërisë, por dhe në shumë aktivitete për të afruar pranë këtij fronti sa më shumë qytetarë që janë pjesë e këtij fronti, se janë shumë qytetarë që e kuptojnë se nuk mund të vazhdohet më kështu.
Pyetjes se kur nis puna për zgjedhjet vendore, deputeti demokrat deklaroi se puna e opozitës nuk do të ndërpritet kurrë, dhe se përveç boshtit të aksionin që do jenë protestat do të fillojnë dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale.
Duke përgatitur preliminaret për kandidatët dhe zgjerimi i frontit për shpëtimin e Shqipërisë do jenë një nga detyrat tona kryesore. Të gjithë duhet të bëhen bashkë me opozitën, me qytetarët me qëllim që fundi i kësaj qeverie të jetë më i shpejtë.



