
Çadrat e ngritura në stadiumin “Niko Dovana” janë gati që të presin të gjithë ata të cilët kanë pësuar dëmtime në banesa apo që jetojnë vetëm.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, theksoi se “krahas kujdesit të parë, punonjësit tanë socialë si dhe ekipet mjekësore bëjnë monitorimin e vazhdueshëm të gjithë atyre që kanë nevojë gjer në kalimin e kësaj situate. Në këtë orë të vështira, është e rëndësishme që të jemi të gjithë bashkë dhe të tregohemi të vëmendshëm ndaj udhëzimeve nga autoritetet”, shprehet Sako.

Ndërkohë ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë të punojnë me kujdes për nxjerrjen e personave të mbijetuar nën rrënoja, pas tërmetit të fortë me magnitudë 6.3 Rihter që goditi vendin tonë mëngjesin e së martës.



