Takimi Rama-Sassoli/ Presidenti i PE: Kemi ende sfida përpara, procesi i anëtarësimit duhet të nisë

Takimi Rama-Sassoli/ Presidenti i PE: Kemi ende sfida përpara, procesi i anëtarësimit duhet të nisë

Presidenti i Parlamentit Evropian, Davide Sassoli ka rishprehur mbështetjen që PE i jep Shqipërisë. Në konferencën me kryeministrin Edi Rama, Sassoli tha se “duhet të kapërcehen disa pyetje që i janë bërë Shqipërisë”, në mënyrë që negociatat të hapen.

“Ende ka punë. Duhet të nisë anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Duhet përshtatur ende ligji me atë të BE. Kemi nevojë që t’i vëmë ekonomitë tona që të punojnë për zhvillimin dhe rritjen tonë. Në këtë moment, mendimi u drejtohet të gjithë shqiptarëve që kanë pësuar plagë të rënda për shkak të tërmetit. BE është treguar e gatshme me ndihmat. Tani nisim një fazë të re dhe s’duhet të tërhiqemi mbrapa. Duhet të shohim përpara nga e ardhmja. Shqipëria ka në krah BE. Misioni ynë këtu është i rëndësishëm, jo vetëm se laget nga Deti Adriatik, por se është në zemër të Ballkanit Perëndimor. Javën e shkuar takova liderët e BP dhe ua them të gjithë institucioneve evropiane. Të gjithë të bëjnë punën e tyre".

Në konferencën për median Sassoli nënvizoi edhe një herë se është koha e integrimit.

"Ndodhi një ngadalësim përpara fundit të vitit por procesi i anëtarësimit duhet të nisë. Është i bindur parlamenti, KE dhe shumë vende anëtare. Jam i bindur dhe unë që është vetëm një vonesë, por që po mbushet me nisma të mëdha nga ana e qeverisë, si lufta kundër krimit të organizuar. Ju e dini zhgënjimin që ndjeu shoqëria civile të njëjtën gjë që kemindjerë dhe ne. tami duhet të kapërcej, më disa pyetje. Kemi kohën e duhur hapësirën që përgjigjet të jenë pozitive. Ne e dimë që pozicioni i disa qeverive ishte që të rishikohej metodologjia e proceseve të anëtarësimeve. Ne jemi të bindur se paketa duhet të ecë njëkohësisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Jemi të bindur se pasi të jenë rishikuar disa mekanizma të metodologjisë të gjitha vërejtjet do të kapërcehen.

Përse ishte e rëndësishme reforma që u miratua javën e kaluar nga qeveria? Sepse kishte të bënte me luftën kundër krimit të organizuar. Kjo do të shtojë jo vetëm sigurinë për Shqipërinë por edhe aftësinë e kapacitetin e bashkëpunimit të Shqipërisë me BE. Jam i kënaqur se mbi këtë reformë ka dhe pak frymë italiane. Ne prej 10 vjetëve jemi gjendur në kushtet e luftës kundër krimit të organizuar në shumë vende të Italisë dhe kjo përvojë mund të jetë e dobishme dhe për të tjerët. Do të jemi së bashku në luftën kundër kapitaleve të paligjshme”, deklaroi Sassoli.

Integrimi, hapja e negociatave dhe paketa anti-KÇK janë disa nga çështjet që kryeministri Edi Rama diskutoi me presidentin e Parlamentit Evropian David Sassoli.

Rama në fjalën e tij e cilësoi Sassolin një mik të kahershëm të Shqipërisë, teksa shtoi se e njohu Presidentin e Parlamentit Evropian dhe me ligjin e ri të qeverisë, të ‘pagëzuar’ me emrin anti-KÇK.

“ Një nga figurat e rëndësishme politike në Bruksel. Por është një mik i kahershëm i shqiptarëve dhe mbështetës i palëkundëur i procesit të zgjerimit si dhe procesit të integrimit të plotë të Shqipërisë në BE. E theksoj se Presidenti ka qenë për disa vite kryetar i grupit të miqve të Shqipërisë në PE. Ka dhënë kontribut të vyer në përpjekjen për të formësuar imazhin e vërtetë të Shqipërisë, duke u munduar me një luftë kundër paragjykimeve. Ne jemi mësuar me këto fjalë si koncepte të përsëritura nga njerëz dhe grupe që nuk e njohin Shqipërinë por e përdorin si axhenda politike. Samiti i fundit në Kroaci dhe PE nën kujdesin e Sassolit është një shembull  i nderuar. Kemi diskutuar hapur . Është një mik i mirë por jo symbyllur. si mik i vërtetë ka shprehur të gjithë opinionet e tij pozitive dhe kritike çka kemi bërë dhe çka duhet bërë. Kemi pasur në qendër të diskutimit procesin e integrimit datat e reja ku do të diskutohet dhe në raport me çeljen e negociatave. Në fundkiosn të diskutimit kemi folur për nismën për Ligjin Special kundër KCK. Me vjen mirë se vizita e presidenti në Shqipëri përkon me operacionin e parë të OFL. Ia kam shpjeguar programin të gjithin dhe besoj se më herë se vonë ky operacion do të flas me fakte dhe jo fjalë. Sa serioz dhe sa të vendosur jemi ta ndyshojmë këtë vend. E kemi bërë me Reformën në Drjetësi dhe me Vettingun. Ka një sukses se është në vazhdën e Reformën në Drejtësi. Është strukturë dhe produkt i bashkëpunimit me SPAK dhe Gjykatës Speciale” ,tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy