Përmbytjet në Shqipëri dhe shkaqet gjeomorfologjike/ Guri: Gabimet e njeriut treguan se “çfarë ka barku, e nxjerr bardhaku”

Përmbytjet në Shqipëri dhe shkaqet gjeomorfologjike/ Guri: Gabimet e njeriut treguan se “çfarë ka barku, e nxjerr bardhaku”

Shqipëria prej disa ditësh ndodhet nën pushtetin e ujit, me përmbytje masive si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetet kryesore të vendit.

Për inxhinierin gjeolog Sazan Guri, në një komunikim për emisionin “Zgjohu me MCN”, shkaku kryesor i situatës nuk janë reshjet, por gabimet njerëzore dhe infrastrukturore.

 Sipas tij, me reshje normale, vendi nuk mund të përmbytet brenda pesë orësh.

Kolegët e mi të gjeoshkencave e paralajmëruan prej kohësh se do të ndodhnin përmbytje.

 Reshjet janë normale dhe nga pikëpamja inxhinierike nuk shoh një situatë jashtë normave. 

Ajo që po shohim sot është pasojë e gabimeve në infrastrukturë, ndërtim dhe mungesës së politikave të duhura qeveritare. Është pikërisht ajo shprehja: çfarë ka barku, e nxjerr bardhaku”. 

Gabimet e akumuluara ndër vite “nxorën të palarat”, duke e krahasuar situatën me faktin se “atë që ha, ta tregon koshi i plehrave”.

Sipas Gurit, një nga shembujt më domethënës është Durrësi, ku ditën e parë të reshjeve nuk funksionuan dy hidrovorë. 

Përmbytjet në këtë qytet, nuk vijnë nga sasia e madhe e shiut, por nga kanalet e shkarkimit të ujërave që janë të mbushura me plehra dhe dhera.

Këto zona nuk përmbyten nga tre ditë shi, por nga pesë orë reshje, sepse volumi i kanaleve është i zënë nga mbetje dhe mbushje të paligjshme. 

Kanaleve u mungon kapaciteti, ndërsa në shumë raste ujërat e bardha dhe të zeza janë të bashkuara dhe nuk janë të dimensionuara me diametrin e duhur. 

Edhe një sasi më e vogël shiu mund të dalë shpejt nga shtrati i lumenjve, nëse nuk krijohen kushtet e duhura për mirëmbajtjen e zhavorreve, kanaleve dhe sistemeve të shkarkimit, duke shmangur bllokimet që çojnë në përmbytje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy