Merr fund pengmarrja/ Arrestohet autori, lirohet shkodrani për borxhin 4 mijë euro

Merr fund pengmarrja/ Arrestohet autori, lirohet shkodrani për borxhin 4 mijë euro

Përfundon pengmarrja për borxhin e pakthyer 4 mijë euro në Velipoje. Policia ka mundur pas oresh te gjata negociatash te arrestoje pengamrresin dhe te liroje pengun.

Policia ka arrestuar sot autorin i cili është Dodë Gj, raporton Shkodra News, ndërsa mëson se Pjetër Narka është personi i marrë peng.

Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënës.

Palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar pasi viktima nuk i ka kthyer borxhin.

Në këtë moment, personi që dyshohet si autor i kësaj pengmarrjeje ka nxjerrë armën dhe nën kërcënimin e saj e ka detyruar viktimën të futet në bagazhin e makinës.

Mësohet se ai nuk i është ndaluar postobllokut të policisë mbrëmë, por sot forcat e policisë kanë arritur ta ndalojnë.

Policia e Shkodrës u vu ne ndjekje të mjetit dhe nisi negociatat per lirimin e pengut. Burime për tvklan.al thanë se identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje u bë përmes targave të mjetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy