Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti në Divjakë. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, në vendin e quajtur Tregu i Fruta-Perimeve.
Sipas bluve, shtetasi Kujtim Ymeri ka tentuar të vrasë me thikë duke e qëlluar 3 herë shtetasin N.S, 60 vjeç, banues në lagjen Nr 2 Divjakë. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe falë veprimeve të shpejta bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit: Kujtim Ymeri, 38 vjeç, banues në fshatin Shën e Premte, Divjakë.
Shtetasi N.S pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Lushnje u largua për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale ” Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” parashikuar nga Nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.



