Pionierët e baterive me litium fitojnë Nobelin e Kimisë

Pionierët e baterive me litium fitojnë Nobelin e Kimisë

Shkencëtarët John Goodenough, Stanley Whitingham dhe Akira Yoshino janë fituesit e Nobelit të Kimisë 2019 . Tre shkencëtarët janë vlerësuar për zhvillimin e baterive litium-jon, një teknologji e rëndësishme që do t’i bëjë botës të mundur largimin nga karburantet fosile.

Amerikani Goodenough, 97 vjeç, bëhet fituesi më i vjetër i një çmimi “Nobel”. Ai e ndan çmimin në mënyrë të barabartë me britanikun Whitingham dhe japonezin Yoshino.

"Bateritë e rikarikueshme vunë bazat e pajisjeve elektronike pa tel siç janë telefonat celularë dhe laptopët", thuhet në deklaratën e Akademisë Mbretërore të Shkencave Suedeze. Tre shkencëtarët shpërblehen me një çmim 9 milionë korona suedeze (906 000 USD).

"Këto bateri bëjnë të mundur një botë pa karburant fosil, pasi përdoren për çdo gjë, që nga fuqizimi i makinave elektrike deri tek ruajtja e energjisë nga burimet e rinovueshme".

Whittingham zhvilloi baterinë e parë funksionale të litiumit në fillim të viteve ‘70. Goodenough dyfishoi potencialin e baterisë në dekadën pasuese dhe Yoshino eliminoi litiumin e pastër nga bateria, duke e bërë atë shumë më të sigurt për t’u përdorur.

Çmimet Nobel për arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe janë krijuar dhe financohen në bazë të testamentit të shpikësit të dinamitit, suedezit Alfred Nobel, dhe janë dhënë që nga viti 1901.

Çmimet Nobel për mjekësi dhe fizikë u ndanë në fillim të kësaj jave. Tashmë mbetet ndarja e çmimeve për letërsinë, paqen dhe ekonominë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy