
Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e së premtes në fshatin Dobraç i Ri në Shkodër, objekt i të cilit ishte shtëpia e shefit të krimeve në policinë vendore, Pëllumb Shpati. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje, ndërsa janë dëmtuar tre automjetet e parkuara dhe xhamat e ndërtesës. Shefi i krimeve ka thënë se nuk ka asnjë konflikt, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë përqendruar në detyrën që ai ushtron.



