Tërmeti me magnitudë 7.7 në Mianmar, shkon në 1000 numri i viktimave

Tërmeti me magnitudë 7.7 në Mianmar, shkon në 1000 numri i viktimave

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 që goditi të premten Mianmarin ka shkuar më shumë se 1000 të vdekur dhe 2400 të plagosur, njoftoi qeveria e vendit aziatik.

Ekipet e shpëtimit kanë gërmuar për orë të tëra nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura, duke kërkuar dëshpërimisht për të mbijetuar.

Tërmeti shkatërroi ndërtesa, shembi ura dhe prishi rrugë nëpër pjesë të mëdha të Mianmarit, me shkatërrim masiv në Mandalay, qyteti i dytë më i madh i vendit aziatik dhe shtëpia e më shumë se 1.7 milionë njerëzve.

Të paktën 1002 persona janë vrarë dhe rreth 2400 janë plagosur në Mianmar, tha junta qeverisëse në një deklaratë të hënën.

Rreth 10 vdekje të tjera janë konfirmuar në Bangkok të Tajlandës. Por me ndërprerjen e rëndë të komunikimit, shkalla e vërtetë e katastrofës sapo ka filluar të dalë nga shteti i izoluar i sunduar nga ushtria dhe numri i viktimave pritet të rritet ndjeshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy