Covid në Itali, nga sot tre rajone të tjera futen në 'zonë e kuqe'

Covid në Itali, nga sot tre rajone të tjera futen në 'zonë e kuqe'

Tre rajone të reja janë bashkuar listës së zonave të kuqe në Itali.

Mediat vendase bëjnë me dije se për shkak të numrit të lartë të rasteve ditore me Covid, Kalabria, Toskana dhe Val d’Aosta u bashkuan me nëntë rajone të tjera/provinca autonome të klasifikuara si zona të kuqe me rrezik të lartë COVID-19.

Me rritjen e zonave të kuqe, thuajse se mbi gjysma e Italisë aktualisht është në bllokim.

Megjithatë, Lazio, rajoni përreth Romës, kthehet nga e kuqja në portokalli me rrezik të mesëm të martën.

Në zonat e kuqe, të gjitha dyqanet që shesin sende jo-thelbësore janë të mbyllura dhe njerëzit mund të dalin jashtë shtëpisë vetëm për punë ose nëse kanë një arsye tjetër të vlefshme.

Për momentin, të gjitha shkollat janë mbyllur edhe në zonat e kuqe edhe pse qeveria ka thënë që nxënësit deri në vitin e parë të shkollës së mesme do të jenë në gjendje të kthehen në shkolla, madje edhe në zonat e kuqe, pas Pashkëve.

Ndërkohë këtë të hënë kryeministri Mario Draghi të hënën është duke biseduar me rajonet e Italisë dhe autoritetet e tjera lokale në lidhje me fushatën e vaksinimit kundër COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy