
Rasti i të riut Jani Rustemaj, i arrestuari i cili humbi jetën një muaj pasi ra në gjendje kome, vazhdon të shtrojë shumë pikëpyetje për familjarët të cilët akuzojnë institucionet për ushtrim dhune ndaj tij.
Lidhur me këtë rast Nertila Qafzezi, komisionere pranë Avokatit të Popullit, thotë se institucioni ka nisur një jetim të thelluar administrativ për vdekjen e 27-vjecarit.
Avokati po bën një hetim të thelluar administrativ më një vëmendje të shtuar he jemi në kontakte të vazhdueshme me të gjitha institucionet duke u kërkuar të gjitha dokumentacionet e nevojshme.
Kemi ndjekur të gjitha deklarata e familjarëve të të ndjerit, po kryejmë këtë hetim, jemi ën kontakt me të gjitha institucionet duke kërkuar çdo lloj dokumentacioni, akti, ekspertime, të cilat do të na vihen në dispozicion sapo të kryhen dhe në të jemi më të qartë se çfarë ka ndodhur me këtë shtetas.
Kemi një përgjigje zyrtare nga Prokuroria e cila na bën me dije se ka nisur një hetim penal për rastin, në Prokurori është paraqitur kallëzimi penal i nënës së të ndjerit.
Jemi në pritje të një përgjigje zyrtare nga Instituti i Mjekësisë Ligjore pas kryerjes së ekspertizës për të dal dhe ne në konkluzione.
Komisioneria Qafzezi thotë se përkitazi me hetimin administrativ, Institucioni i Avokatit të Popullit do të hetoj nëse janë respektuar të drejtat e njeriut gjatë shoqërimit dhe arrestimit të të riut Jani Rustemaj.
Në të gjitha institucionet jemi duke hetuar më të gjitha institucionet ku i ndjeri ka qëndruar, pra me komisariatin nr.2, në bllokun e sigurisë së Tiranës, ku dhe aty kemi administruar të gjithë dokumentacionin për të gjithë ditët e qëndrimit të të ndjerit në këtë institucion dhe jemi në kontakt të vazhdueshme me QSUT dhe Mjekësinë Ligjore, që na mundësojnë edhe neve të dalim më konkluzion.
Kemi administruar të gjitha dokumentacionet nga institucionet përkatëse, që janë përdorur gjatë shoqërimit të një personi, që kanë të bëjnë më formularë, flet arresti, dhe të gjitha procedurat që ka ndjekur polici gjyqësor dhe më tej dalim në konkluzionet tona.
Do të kuptojmë gjatë këtij hetimi a janë respektuar të drejtat e njeriut dhe procedurat ligjore gjatë shoqërimit dhe arrestimit të tij, me theks të veçantë a janë respektuar të drejtat e personit dhe a është ushtruar dhunë ndaj tij.



