
Legjislativi në Parlamentin shqiptar do të mbaj sot seancën e fundit plenare për këtë vit. Bëhet me dije se seanca në Kuvend do të fillojë në orën 10:00.
Pritet që në këtë seancë të miratohen katër ligjet e kthyera nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Deputetët në Kuvend pritet të miratojnë ligjin e buxhetit të vitit 2022, ligjin e TVSH-së dhe ligjin për taksat kombëtare, të kthyera nga Presidenti Meta pa ndryshimet e kërkuara prej tij.
Sot pritet të miratohet edhe vendimi i Këshillit të Ministrave për disa ndryshime dhe shtesa në buxhetin e vitit 2021 dhe ligji për zgjatjen e afatit për përfitimin e statusit “Investim strategjik” deri në 31 dhjetor 2023.
Rendi i ditës:
1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 16.12.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Akt normativ nr. 33, datë 24.11.2021 “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara (amendamenti i dytë) në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021 të Këshillit të Ministrave”. (Neni 78 dhe 101 të Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Pyetje
Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
4. Akt normativ nr. 34, datë 3.12.2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021””, të ndryshuar””. (Neni 78 dhe 101 të Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 tëRregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
5. Projektligj “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73- 77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë KombëtareDhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
6. Projektligj “Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
7. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
8. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13 343 datë 26.11.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 107/2021 “Për bashkëqeverisjen”. (Neni 84 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 84 të Rregullores. Dekreti humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
9. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.369, datë 10.12.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 115/2021 “Për buxhetin e vitit 2022”. (Neni 84 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 84 të Rregullores. Dekreti humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
10. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.384, datë 15.12.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 111/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në 3 Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. (Neni 84 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 84 të Rregullores. Dekreti humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
11. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.385, datë 15.12.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 112/2021 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar”. (Neni 84 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 84 të Rregullores. Dekreti humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit



