
Mandatin e dytë të qeverisjes, kryeministri Edi Rama e nisi me premtimin se do të rikuperoj marrëdhëniet me fqinjët. Kryesish me shtetin fqinj Greqinë. Pasi në mandatin e parë marrëdhëniet ishin në vend numëro për të mos thënë se ishin përkeqësuar. Në kuadër të këtij premtimi nisën edhe bisedimet mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe asaj greke. Për të kryer këtë detyrë u ngarkuan dy ministrat e jashtëm, përkatësisht Ditmir Bushati për Shqipërinë dhe Nikos Kocias për greqinë. Palët arritën që të përcaktonin një takim, i cili u zhvillua në nëntor të 2017 në Kretë. Mbledhja ishte me dyer të mbyllura për mediat, por ajo që u lajmërua pas takimit ishte se te dy diplomatët kishin diskutuar me frymë pozitive për problemet historike të dy vendeve siç është ligji i luftës, çështja e pronave dhe varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri në vitin 1940-1941 përgjatë luftës së ashpër Italo-Greke.
Ndërsa takimi i radhës mes dy diplomatëve u caktua menjëherë në 19 janar të 2018 në Korçë. Kështu ndodhi më 19 janar ministri grek edhe pse me vonesë nga ajo që kishte lajmëruar, dy ministrat u ulën për të nisur raundin e dytë të bisedimeve në hotel Life Galery në Korçë. Në ditën e parë dy ministrat biseduan për rreth 4 orë pa ndërprerë dhe më pas në mbrëmjen e 19 janarit bërën disa vizita në Korçë
Dita e dytë ishte edhe më intensive. Dy diplomatët u ngujuan në hotelin ku ishin akomoduar për të arritur në zgjedhjen e problemeve midis dy vendeve të cilat ishin zgjatim i atyre që u diskutuan në Korçë. Më 20 janar takimi nisi në orën 10 dhe u ndërpre për të ngrënë një drekë në orën 15, kohë të cilën Bushati e shfrytëzoi edhe për një cigare në ambientet e jashtme të hotelit. Më pas negociatat rinisën për të përfunduar rreth orës 20 kur dy ministrat shkuan në një muze privat në qendër të qytetit juglindor.
Ndërkohë dy ministrat të shtunën anuluan disa vizita të tjera që ishin parashikuar për në katedralen e Korçës dhe në Muzeu Kombëtar të Artit mesjetar në Korçë. Takimi përfundoi të dielën më 21janar kur Ministri i Jashtëm Grek Nikos Kocias nën sigurimin e rreptë të gardës së republikës u largua për në Greqi. Dy ministrat nuk patën asnjë konferencë për mediat por pas disa minutash u shpërnda një deklaratë të përbashkët për mediat e cila përshkruante me nota pozitive takimin.
Ndërkohë ditën kur në Korçë niste raundi i dytë i bisedimeve shqiptaro-greke, në Dragot të Tepelenës niste nga puna montimi i kampit për operacionin e kërkimit, gjetjes dhe rivarrimit të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke përgjatë viteve 1940-1941. Gjatë punimeve gjetën edhe eshtrat e disa ushtarëve. Por kjo fazë hapi debate në vend. Historiani Beqir Meta tha se qeveria shqiptare nuk po kujdeset që të ruhet marrëdhënia e reciprocitetit.
Por edhe opinionet e historianëve ishin të ndara në krahë. Valentina duka hnuk shikon problem tek ky proces, dhe jep edhe shpjegimin se përse. Ndryshe nga historiani Meta, Duka tha se nuk mund të flitet për reciprocitet pasi ende nuk dihet se çfarë është rënë dakord mes ministrave në dy takimet.
Ndërkohë marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë shkuar më tej në atë kryeministror. Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij grek, Alekis Tsipras në Davos. Ka qenë vetë Rama që ka publikuar videon e takimit, i cili tha se folën për arritjet e deritanishme në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen”.Sipas Ramës, objektivi i përbashkët finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë.



