Shkollat dhe institucionet sllovake, mes tyre dhe banka, morën mbi 1100 kërcënime për bombë gjatë së martës, duke nxitur evakuime në të gjithë vendin, tha policia duke njoftuar nisjen e një hetimi për terrorizëm.
“Akti po hetohet si një krim tejet i rëndë i një sulmi terrorist”, tha Rastislav Polakoviç, zëvendës shefi i policisë.
Emailet filluan të mbërrijnë në shkolla nga ora 05.00 ose 06.00 e mëngjesit. Ky është një krim tejet i rëndë si një sulm terrorist.
Në faqen e saj zyrtare në Facebook, policia tha se po punonte me shpejtësi, duke monitoruar sigurinë e shkollës dhe po përpiqej të identifikonte autorët e këtij “sulmi”, të cilët mund të dënohen me burgim të përjetshëm.
Lucia Forman, zëdhënëse e autoriteteve në kryeqytetin Bratislavë, tha se personalisht kishte regjistruar kërcënime me bombë në dhjetëra shkolla.
Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme, fëmijët janë evakuuar dhe policia po merret me këtë çështje.



