Finlanda rihap dy pika kufitare me Rusinë

Finlanda rihap dy pika kufitare me Rusinë

Finlanda ka planifikuar të rihapë dy nga pikat e saj të mbyllura kufitare me Rusinë, njoftoi sot (13 Dhjetor) kryeministri i vendit.

Kalimi kyç Vaalimaa në Finlandën juglindore dhe ai në Niirala rreth 250 kilometra më në veri do të rihapen, por të gjitha kalimet e tjera kufitare tokësore do të mbeten të mbyllura.

Kryeministri finlandez, Petteri Orpo e bëri njoftimin gjatë një konference për shtyp sot në Helsinki ndërsa paralajmëroi se i gjithë kufiri lindor mund të mbyllet sërish nëse do të jetë e nevojshme.

Hapja e kufirit do të jetë për një periudhë fillestare deri më 14 janar. Finlanda mbylli gradualisht pikat kufitare për fqinjin e saj lindor Rusinë në nëntor.

Në javët para kësaj, roja kufitare finlandeze kishte regjistruar një rritje të mprehtë të numrit të azilkërkuesve, kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët kishin udhëtuar nga Rusia pa dokumentet e nevojshme dhe kishin aplikuar për azil në Finlandë.

Finlanda akuzoi Rusinë për sjelljen e qëllimshme të migrantëve në kufirin e BE-së dhe shtetit anëtar të NATO-s, diçka që Kremlini e mohoi. Shërbimi finlandez i rojes kufitare tha se situata në kufi është qetësuar që atëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy