Meta: Tjetërsimi i votës do të dokumentohet me fakte, gomerët që ka zgjedhur Rama s’do vjedhin më

Meta: Tjetërsimi i votës do të dokumentohet me fakte, gomerët që ka zgjedhur Rama s’do vjedhin më

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ paralajmëron mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit.

Gjatë një prononcimi për mediat nga selia blu, Meta paralajmëroi se do të nisë procesin e kontestimit ligjor të rezultatit.

Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia nën komandën e Edi Ramës, shkatërroi procesin zgjedhor. Ky shkatërrim, tjetërsimi i votës, po dokumentohet dhe do fillojë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimit të veprimit opozitar, në emër të mbrojtjes së votës së lirë dhe njëkohësisht ju e dini mirë se nga ky tjetërsim nga bota e nëndheshme me porosi të Ramës me mbrojtjen dhe të policisë së shtetit në shumë qarqe të vendit realizoi përsëri është e qartë se gomerët që u imponoi Rama qytetarëve për kryebashkiakë nuk do të vjedhin dot më të qetë, rikthimi i transparencës për çdo qindarkë do të nsi menjëherë.

Të jeni të qartë se nuk ka kapitullim dhe dorëzim përpara mafias dhe se ne do luftojmë në emër jo të vetëm 500 mijë shqiptarëve që në kushte terrori votuan me sakrifica të mëdha por dhe atyre që u penguan dhe intimiduan me presione nga më të rëndat. Do ti shikoni të gjitha faktet, janë denoncuar përpara, gjatë dhe në vazhdimësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy