Ditën e hënë, prokuroria e Tiranës do t`i drejtohet gjykatës, me kërkesën për vlerësimin si të vlefshëm të arrestit me burg për mjekun anestezist, Fitim Marku, i dyshuar se u merrte pacientëve nga 15 deri në 17 mijë lekë në mënyrë që ata të kryenin skanerin.
Prokuroria e akuzon mjekun Marku për korrupsion. Organi i akuzës lëshoi urdhër-arrestin në flagrancë të mjekut, pasi është autorizuar më parë përgjimi.
Prokurorët thane për MCN se në varësi të rezultatit të përgjimit policia vepron me iniciativën e saj. Edhe pse forma e këtij ekzekutimi është konsideruar nga akuza si e pa vend.



