Talat Xhaferi në krye të qeverisë në Shkup, Milo: Do të udhëheqë me kompetencë, është figurë e kompletuar  

Talat Xhaferi në krye të qeverisë në Shkup, Milo: Do të udhëheqë me kompetencë, është figurë e kompletuar  

Talat Xhaferi pritet të marrë drejtimin e qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut.  Në studion e lajmeve të MCN TV, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, tha se Xhaferi si figurë e kompletuar politike do të përfaqësojë denjësisht shqiptarët në krye të qeverisë.

Është risi sepse për herë të parë një shqiptar bëhet kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Ka ardhur radha të bëhen shqiptarët edhe kryeministra. Nuk shoh ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Talat Xhaferi është njeri me shumë përvojë në qeverisjen e MV. Ka dy mandate si kryetar i Kuvendit, një figurë e kompletuar që do ta udhëheqë me kompetencë këtë qeveri 100-ditore. Pavarësisht se si do të sillet opozita, mendoj që kjo është një taktikë politike e VMRO-DPMNE, por në thelb nuk e pengon formimin e kësaj qeverie duke mos votuar Talat Xhaferin.  

Kjo është hera e tretë që RMV udhëhiqet nga një qeveri teknike.

Kjo praktikë qeverisëse e ndërmjetme ka nisur ta zbatohet që në vitin 2026, kur në pushtet ishte qeveria e Gruevskit. Atëherë u vendos që kjo formulë, që të jepet besueshmëri, të përdorej dhe rezultoi e suksesshme. Më pas në pushtet erdhi partia socialdemokrate me aleatët shqiptarë të Ali Ahmetit.

Kanë ndryshuar rrethanat në Maqedoninë e Veriut. Një qeveri që ka marrë një mandat deri në fund mund të qëndrojë edhe ne respekt të ligjit. Për më tepër, është një procesin drejt integrimit europian.

Milo tha se bashkimi i partive shqiptare do ta rriste peshën e tyre në politikën e Maqedonisë së Veriut.

Ka disa parti politike shqiptare që nuk janë rreshtuar në të njëjtin kah. Mendoj që forca e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut do të ishte më e madhe në rast se do të ishin ta bashkuar. Pra nëse do të orientohej drejt një koalicioni partish shqiptare që edhe do të ndikonte në kompozimin e një qeverisjeje të ardhshme. Ndodh ajo që ka ndodhur gjithmonë, shqiptarët edhe në Maqedoninë e Veriut janë në kampe kundërshtare dhe kjo e ka dobësuar peshën e tyre.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy