Aksident në Elbasan, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, tre të plagosur

Aksident në Elbasan, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në dalje të qytetit, pak metra larg rreth rrotullimit. Një automjet me targa greke është përplasur me një automjet tip “Benz”. Përplasja ka qenë e fortë dhe të dy automjetet kanë pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë policia rrugore e cila ka administruar trafikun në këtë aks rrugor. Ndërsa një ambulancë ka transportuar për në urgjencë të lënduarit të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy