Basha sqaron platformën ekonomike: Shpëtojmë 2.2 mld euro

Basha sqaron platformën ekonomike: Shpëtojmë 2.2 mld euro

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur në lidhje me platformën e opozitës për daljen nga kriza ekonomike.

Kryedemokrati theksoi se vendi po kalon një situatë shumë të rëndë dhe nuk ka nevojë për retorikë politikë, pasi shqiptarët e ndjejnë darën e  shtrëngimit ekonomik.

Sipas Bashës, kjo do të thotë se paratë e shqiptarëve, nuk po prodhojnë më për vendin, por për një grusht njerëzish. Kjo ndodh se ligji shkelet.

"A mund të pranojmë që mos të kemi para që të paguhen librat, a mund të pranojmë që të shkurtohet ndihma ekonomike për qytetarët, mund të pranojmë që pensioni rritet  me ritme qesharake. Kemi një situatë të pa precedentë  dhe  duhet një reagim i pa precedentë. Ky ligj sekuestron paratë që janë shtënë në dorë nga këta oligarkë dhe makutë në mënyrë korruptive dhe sekuestron dhe paratë e politikanëve dhe vendos një standard për kontratat", tha Basha, gjatë intervistës për Eni Vasilin.

Beteja kundër oligarkëve është një nga nismat, për të cilën opozita ka gati një projekt-ligj, që sipas Bashës do të godasë të gjitha aferat korruptive të qeverisë dhe do të shpëtojë rreth 2.2 miliardë euro para të shqiptarëve.

Kjo platformë tha Basha, kërkon një vullnet politikë, kësaj qeverie nuk mund t’i besohet, pasi janë këta vetë që i kanë bërë këto shkelje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy