Arrestohet ministri kroat, Darko Horvat

Arrestohet ministri kroat, Darko Horvat

Ministri i Ndërtimit, Planifikimit Hapësinor dhe Pronës Shtetërore të Kroacisë, Darko Horvat është arrestuar nga autoritetet policore, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Avokati Vladimir Teresak konfirmoi për “HTV” se ishte kryer një kontroll në shtëpinë e ministrit, ndërsa qeveritari është arrestuar edhe zyrtarisht dhe do të merrej në pyetje në kryeqytetin kroat, Zagreb.

Unë do të vij në Uskok, ku do të merret ai në pyetje”, është shprehur avokati. Kujtojmë se policia po hetonte rolin e Horvatit në abuzimet tashmë të lidhura me ish-asistenten e tij, Ana Mandac. USKOK dyshon se me kërkesë të Josip Rimacit ka pranuar të mbështesë zejtarët nga Ministria e Ekonomisë në kohën kur drejtohej nga Horvati.

Mediat kroate raportojnë se kjo është hera e parë që një ministër arrestohet gjersa është pjesëtar i qeverisë pasi që në të kaluarën janë arrestuar pas shkarkimit ose kur kishin poste qeveritare. /ALSAT

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy