
Një 33-vjeçar me inicialet F.B (D) me banim në Kamzë është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 6 të tjerë kanë vjedhur dy biznese në Fushë-Krujë, pak ditë më parë.
“Blutë” po punojnë për kapjen e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një tjetër pjesëtar i grupit, i shpallur në kërkim 3 ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në informacionet e marra nga inteligjenca policor, u kap dhe u ndalua shtetasi F. B(D)., 33 vjeç, banues në Kamzë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim më datë 02.04.2025, në kuadër të operacionit “Formacioni”, sepse dyshohet se në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë, kanë vjedhur në 2 biznese në Fushë Krujë, më datat 27 dhe 28 mars 2025. Punohet për kapjen e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



