Trafikonin kanabis me THC nga Tajlanda në Shqipëri me postë, 3 të arrestuar në Tiranë

Trafikonin kanabis me THC nga Tajlanda në Shqipëri me postë, 3 të arrestuar në Tiranë

Goditet një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike kanabis nga Tajlanda drejt Shqipërisë, nëpërmjet shërbimit postar, duke vënë në pranga tre persona.

Si rezultat i veprimeve të kryera me metoda proaktive, u finalizua operacioni i koduar “Destinacioni 3”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i I. P., 25 vjeç, R. Z., 25 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Tre të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë trafikuar lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 520 gramë kanabis me përqindje të lartë THC, me vlerë 11 000 euro, shuma parash, aparate celulare, sende me vlerë dhe prova të tjera materiale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy