Pasi plagosi të dashurën në “Astir”, Hutra qëlloi me bershëri në familjen e ish-gruas. Etleva Kurtin e vrau pas konfliktit me vëllain e saj në burg

Pasi plagosi të dashurën në “Astir”, Hutra qëlloi me bershëri në familjen e ish-gruas. Etleva Kurtin e vrau pas konfliktit me vëllain e saj në burg

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me lëvizjet e Dan Hutrës, i cili vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në harkun e pak orëvë në Tiranë.

Burime për MCN Tv bëjnë me dije se Hutra fillimisht ka plagosur me thikë në zonën e “Astirit”, Marjana Gurakuqin, shitëse në një dyqan Tabachino me të cilën kishte një lidhje. Bëhet me dije se Hutra ka qëlluar Gurakuqin pasi ajo nuk i ka dhënë para. Gruaja ka shkuar në spital dhe vetëm disa orë më vonë ka rrëfyer që autori i plagosjes së saj ka qene Dan Hutra.

Menjëherë pasi plagosjes në “Astir”, Hustra është nisur në Pakuqan ku ka qëlluar me breshëri në familjen e ish-gruas së tij duke lënë të vdekur Mevlute Hysën dhe Hasime Dafkun. Të plagosura nga plumbat kanë mbetur Elena Hysa dhe Mevlute Hysa.

Mësohet se pas vrasjes së dyfishtë, autori është nisur për në Kamëz, ku ka vrarë dhe 31-vjeçaren Etleva Kurti e cila ka qenë në oborr. Dyshohet se Hutra ka qëlluar ndaj 31-vjeçar pas një konflikti që ai ka pasur me vëllain e viktimës në burg.

Në vitin 2007, Hutra, nga Vaqarri i Tiranës, ka vrarë me thikë gruan e tij 22 vjeçe, Dafina Havaljas. Para krimit, Hutra ka qenë sërish i dënuar për heqje të lirisë së nënës e kunatës së tij dhe përdhunimin e kunatës tjetër në vitin 2003, krim për të cilin ka vuajtur vetëm tre vite burg.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy