Bllokohet "Patronazhisti", AKEP nxjerr jashtë funksionit faqen online

Bllokohet "Patronazhisti", AKEP nxjerr jashtë funksionit faqen online

Me kërkesë të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është bllokuar faqja në internet “patronazhisti.com”, ku ishin publikuar të dhënat e siguruara nga database i Partisë Socialiste.

Faqja është bllokuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike për shkak se në atë faqe aksesoheshin të dhënat personale të qytetarëve.

Përdorimi i të dhënave personale nga partia në pushtet ngriti shqetësim në opinionin publik, por kryeministri Edi Rama tha se në databazë nuk kishte asnjë shkelje dhe falenderoi të ashtuquajturit patronazhistë për punën e bërë.

Por tashmë Komisioneri Publik shprehet për të kundërtën, duke ndaluar përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve, të paktën në faqet në internet.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka detyruar portalin Lapsi.al të dorëzojë databazën me të dhënat personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy