Efektet anësore befasuese të përdorimit të vajit të kokosit

Efektet anësore befasuese të përdorimit të vajit të kokosit

Nëse jeni në kërkim të një alternative vegane ndaj yndyrnave të preferuara me bazë shtazore përfshirja e vajit të kokosit në gatimet tuaja nuk është aspak zgjedhje e gabuar.

Nuk është vetëm moda e vajit të kokosit që e bën atë të meritojë për një vend në menunë tuaj, por ka disa prova që tregojnë se ky vaj aromatik përmban një rezyme mbresëlënëse kur bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj shkruan Eatthis.

Sidoqoftë, ka disa të këqija që vijnë së bashku me të mirat, ndaj dhe përdorimi i tij duhet të jetë i moderuar. Por përdorimi i tij në mënyrë të moderuar vlera si:

Mund të ndihmojë të  të humbni peshë.

Nëse doni të hiqni disa kile, futja e vajit të kokosit në rutinën tuaj të rregullt mund t'ju ndihmojë. Një meta-analizë e vitit 2015 e botuar në Journal of Academy of Nutrition and Dietetics zbuloi se trigliceridet me zinxhir të mesëm (MCTs), një lloj yndyre të bollshme në vajin e kokosit, shoqëroheshin me ulje të peshës trupore.Thjesht sigurohuni që nuk po hani shumë vaj kokosi.

Mund të përmirësojë shëndetin tuaj oral.

Dhëmbët e shëndetshëm që gjithmonë keni dashur mund të arrihen më lehtë sesa mendoni dhe vaji i kokosit mund të jetë çelësi.

Një studim i vitit 2016 i botuar në Journal of International Society of Preventive & Community Dentistry, zbuloi se në mesin e një grupi me 50 fëmijë mes moshës 8 dhe 12 vjeç, marrja e vajit të kokosi ishte aq efektive në uljen e numrit të streptokokut mutans, bakteri që shoqërohet më shpesh me kavitete , si larje e gojës klorheksidinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy